Gazetari Berat Buzhala i jep 15 mijë euro për blerjen e rëntgenit për Pediatrinë

2018-01-03 në ora 12:20

Gazetari dhe drejtori i Gazetës Express ka vendosur që t’i dhurojë 15 mijë euro për blerjen e aparaturës së rëntgenit për Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Kjo klinikë funksionon pa rëntgen tash e një kohë të gjatë dhe pacientët dërgohen nëpër klinika tjera sikurse në Emergjencë për të kryer këtë shërbim, transmeton Gazeta Shneta.

Buzhala ka thënë se do të angazhohet për ngritjen e fondit të nevojshëm për blerjen e kësaj pajisje.

Këto para do t’i jap pasi fitoi padinë ndaj koorporatës “Devolli” kur kjo e fundit kishte kryer një fushatë fyese ndaj Buzhalës.

Lexoni postimin e plotë të tij. /Gazeta Shneta/