Gazetari i njohur dhe redaktori në Televizionin T7, Arsim Lani, ka kryer një intervenim kirurgjik në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK.
Lani i është nënshtruar një ndërhyrje tek kirurgu Dr. Arbër Morina, i cili e ka kryer me sukses operacionin, shkruan Gazeta Shneta.
Ndonëse klinika funksionon me kushte jo të mira, Lani është shprehur i kënaqur me kujdesin që mjekët dhe infermierët e klinikës kanë treguar ndaj tij.
“Kushtet jo aq te mira per pune por kujdesi per paciente maksimal. FALEMINDERIT dr. Arber Morina dhe stafit mjekesor te Kirurgjise Abdominale ne QKUK”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale punojnë rreth 30 kirurgë të cilët kryejnë dhjetëra ndërhyrje elektive çdo ditë si dhe raste urgjente ku shpëtohen jetë. /Gazeta Shneta/