Gazetarja Leonora Berbatovci ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Pas daljes nga spitali, ajo i ka dedikuar një falënderim stafit të klinikës, punën e të cilëve e ka vlerësuar mjaft mirë.
“Kesaj radhe, dua te falenderoj publikisht stafin e QKUK-se, perkatesisht Klinikes se Gjinekologjise, tek te cilet pashe se perballja me jeten eshte me e fuqishme sesa çdo kritike qe ne nga jashte e bëjmë”, ka shkruar ajo, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë i Berbatovcit:
Sonte, Deborës dhe Bajramit në banesë iu bashkuam unë dhe Kanina, e cila lindi fiks 6 vjet pas gezimit tone te pare, Bores.
Kesaj radhe, dua te falenderoj publikisht stafin e QKUK-se, perkatesisht Klinikes se Gjinekologjise, tek te cilet pashe se perballja me jeten eshte me e fuqishme sesa çdo kritike qe ne nga jashte e bejme.
Vertete i admirova ndryshimet qe kane filluar te ndodhin, trajtimin e dinjitetshem te çdo pacienti, pavaresisht perkatesise etnike e prejardhjes.
Falenderoj veçanerisht Dr. Merita Vuniqi Krasniqi, e cila perveç gjinekologe per mua gjate gjithe kesaj periudhe ka qene edhe nje psikologe e mire si dhe drejtorin e Klinikes, Dr.Jakup Ismajli, tek i cili pashe se nga nje doktor i luftes, i cili dikur me çdo kusht luftonte per mbijetesen e pacienteve te vet, sot ne paqe luftonte me po aq vullnet per shendetin e pacienteve ne kete klinike.
Andaj, per shendetesi pervec investimeve milioneshe, mjafton te investosh fillimisht ne anen humane e sjellje dhe vertete ndryshimet verehen.
Ne mesin e shume urimeve qe mora me mungoi nje, urimi i shoqes sime Ardites, e cila nuk jeton me. Por, qe kujtimi per te ishte i pranishem edhe ne momentin kur une po sillja ne jete femijen tim.
Faleminderit te gjitheve per urimet tuaja!