Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gishti i madh në gojë? Mos e vrisni mendjen

Jetë 03/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të thithësh gishtin e madh dhe të hash thonjtë janë dy vese të cilat i shqetësojnë shumë prindërit.

Përveç pasojave të mundshme të shëndetit, difekteve në dhëmbë apo në të shqiptuar në rastin kur fëmija e mban gishtin në gojë për një kohë të gjatë, apo kur bëhet fjalë për ngrënien e thonjve rritet mundësia për infeksione të mundshme. Veç kësaj këto janë sjellje shtyjnë të tjerët të tallen me fëmijën.

E megjithatë, të gjitha ato që mund të konsiderohen si zakone të këqija, mundet që të kenë edhe efekte të papritura pozitive. Në një studim të publikuar në revistën “Pediatrics”, fëmijët nga 5 deri në 11 vite që kultivojnë këto vese (një apo të dyja) rezultoi se ishin më pak të rrezikuar nga alergjitë.

Kjo e dhënë vjen nga një studim epidemiologjik i ndërmarrë te rreth një mijë persona në Zelandën e Re që kur ishin fëmijë (brezat 1972-73) deri në moshë të rritur. Kur fëmijët ishin në moshat 5,7,9 dhe 11 vite, prindërit u pyetën nëse të parët hanin thonjtë apo mbanin gishtin në gojë.

Në moshat 13, e pastaj prapë në 32 vjeç, pjesëmarrësit në studim iu nënshtruan testeve klasike të lëkurës për të përcaktuar tipet më të zakonshme të alergjisë, mes të cilave ato ndaj merimangave, lëkurës së maces apo qenit, pjalmit dhe mykut.

Studimi tha se ata persona, prindërit e të cilëve kishin këto vese, ishin më pak të rrezikuar në sëmundjet e lëkurës dhe alergjitë, krahasuar më të tjerët.

Ata që kishin njërin nga veset, ngrënia e thonjve apo të mbajta e gishtit në gojë, kishin vetëm 38% probabilitet që të prekeshin nga problemet në frymëmarrje dhe acarimi i lëkurës, krahasuar me ata që nuk kishin asnjë ves, që rrezikonin 49%.

Ai pastaj që kishte pasur të dy veset, rrezikonte më pak nga të gjithë. Kjo diferencë ngeli edhe kur kërkuesit u përqendruan në ndikimin e faktorëve të tjerë turbullues, predispozita ndaj alergjive nga ana e prindërve, prania e kafshëve në shtëpi dhe gjendja social-ekonomike e familjes. Për astmën kjo nuk vlen Sipas kërkuesve, këto vese të bëjnë më të fortë vetëm për problemet me lëkurën dhe jo kur bëhet fjalë për sëmundjen e astmës apo kur ftohesh. Dhe nuk është e qartë se përse.

Bebi me gishtin në gojë (Pinterest)

Një nga shpjegimet e mundshme është se në zhvillimin e këtyre kushteve kontribuojnë shkaqe të tjera dhe se problemet në frymëmarrje si pasojë e alergjisë janë hapat e parë drejt kalimit në sëmundjen e astmës vetëm në një përqindje të rasteve. Sipas mjekëve, shumë higjienë nuk bën mirë. Kur fëmija nuk është në kontakt me mikrobet, atëherë sistemi i tij imun do të krijohet i dobët dhe probabiliteti për t’u prekur nga alergjitë dhe astma bëhet më i madh./ Burimi ”shqip”

Artikulli paraprakÇfarë ndodhi me beben që Silva Gunbardhi e gjeti në plehra?
Artikulli i rradhës Ndërron jetë foshnja në veturë, nëna e harroi në të nxehtë

Ju sugjerojmë

Dita e Alzheimerit: Eksplorimi i lidhjes zorrë-tru me shëndetin mendor

21/09/2023 Jetë

Joga mund të përmirësojë simptomat e artritit reumatoid, zbulon një studim i ri

21/09/2023 Jetë

Hipertensioni mund të shkaktojë atak në zemër: 7 ndryshime në stilin e jetës për të kontrolluar presionin e lartë të gjakut

21/09/2023 Jetë

Një punë stresuese mund të dyfishojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, veçanërisht për meshkujt

21/09/2023 Jetë

Qëndroni larg domateve nëse vuani nga këto sëmundje

21/09/2023 Jetë

A jeni duke u prekur nga çekuilibri i hormoneve, ja se çfarë duhet të dini

21/09/2023 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.