Gjaku në urinën tuaj mund të jetë një shenjë e një problemi serioz, kështuqë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.
Ju mund të shihni një gamë të ngjyrave, nga urina rozë ose pak e errët deri tek lëngu i kuq i ndritshëm ose me ngjyrë kafe. Mund të shihni gjithashtu mpiksje, të cilat mund të vijnë nga prostata, uretra, veshkat ose ureterët, transmeton Gazeta Shneta.
Gjaku në urinë mund të shfaqet për një kohë të gjatë, të vijë e të shkojë ose të ndodhë vetëm një herë.
Arsyet e zakonshme të gjakut në urinë
Shkaqet tipike (si për burra ashtu edhe për gra) mund të lidhen me:
Traktin urinar – ka shumë të ngjarë të keni infeksion ose ndonjë sëmundje.
Veshkat – zakonisht gurë në veshka ose sëmundje të veshkave
Sëmundja e qëlizave drapore
Ushtrime të rënda
Medikamente si aspirinë ose hollues të gjakut.
Megjithëse gjaku në urinë më së shpeshti vjen nga një gjendje beninje, gjithashtu mund të sinjalizojë kancerin e fshikëzës ose veshkave./GazetaShneta/