Gjakderdhja, në çfarëdo faze të shtatzanisë nuk është kurrë normale.
Vërtetë, gjakderdhja në sasi ekuivalente me një periudhë, ose më e rëndë, zakonisht tregon një situatë më terioze. Por, pavarësisht nga sasia e gjakderdhjes, zakonisht duhet të kërkoni një vlerësim mjekësor, transmeton Gazeta Shneta.
Java e nëntë bie në tremujorin e parë të shtatzanisë, përgjithësisht kategorizuar si shtatzani e hershme. Kjo ka tendencë të jetë një perudhë shumë e ndjeshme, pasi çdo gjakderdhje mund të jetë një tregues i hershëm i një shtatzanie që mund të dështojë. Kështu që shqetësimi i menjëhershëm është gjasat për të përfunduar me një abort.
Dhimbja e shoqëruar me gjakderdhje të lehtë shton gjithashtu dyshimin për një shtatzani ektopike. Rrallë, kushte të tjera në traktin gjenital mund të jenë përgjegjëse për gjakderdhjen.
Pasi të vëreni ndonjë gjakderdhje në shtatzaninë e hershme, vizitoni gjinekologun tuaj. Akoma më mirë organizoni një rishikim në klinikat e specializuara të shtatzanisë. Qëllimi është të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës./GazetaShneta/