Nëse periodat i keni të rregullta, por janë vonuar kësaj radhe, atëherë ju mund të jeni shtatëzënë.
Është e zakonshme që të keni gjakderdhje të lehta në shtatzëninë e hershme. Ky lloj i gjakderdhjes shkaktohet si shkak i formimit të placentës.
Në javët e para të shtatzënisë, trupi juaj vetëm se fillon të sigurojë foshnjën tuaj me ushqime dhe oksigjen, transmeton Gazeta Shneta.
Nga ana tjetër nëse cikli juaj menstrual nuk është çdo herë në rregull, është e mundur që periodat i keni në rrugë. Mënyra më e shpejtë për t’u siguruar në këtë rast është që të merrni një test shtatzënie.
Por kujdes, mund të jenë edhe shkaqe të tjera të gjakderdhjes gjatë kësaj periudhe, sikurse: qafa e mitrës mund të jetë e ndezur dhe rrjedh gjak të lehtë.
Por në rast se keni gjakderdhje të rëndë dhe testi ju ka dalur pozitiv atëherë konsultohuni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/