Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjaku në urinë, sinjal alarmi jo vetëm për veshkën

Jetë 09/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas pranisë së ngjyrës së kuqe në urinë, “fshihen” probleme serioze me veshkat ose kanalin urinar. Por jo gjithmonë kjo duhet të shërbejë si sinjal alarmi, sepse ndodh që hematuria të shfaqet pas përdorimit të disa medikamenteve ose nga patologji të tjera, si p.sh hipertensioni arterial.

Gjithsesi, mjekët tërheqin vëmendjen që çdo episod i tillë të trajtohet seriozisht dhe të bëhen ekzaminimet e nevojshme. Në një intervistë nefrolog Genci Morcka shpjegon se cila është origjina e hematurisë, çfarë ekzaminimesh duhen bërë dhe si mund të trajtohet ky problem:

Çfarë është hematuria dhe a është një sëmundje e mirëfilltë?

Hematuria quhet prania e rruazave të kuqe të gjakut në urinë, gjë që nuk ndodh normalisht. Hematuria mund të jetë maskroskopike, kur urina ngjyroset në të kuqe dhe tregon për prani të konsiderueshme të eritrociteve në urinë ose mund të jetë mikroskopike.

Në të tilla raste nuk ka ndryshime të dallueshme të ngjyrës së urinës dhe sasia e eritrociteve në urinë është e pakët. Hematuria më tepër se një sëmundje shërben si sinjal alarmi për ekzistencën e patologjive të tjera.

Cilat janë shkaqet e tjera që çojnë në shfaqjen e këtij fenomeni?

Shkaqe të tjera mund të jetë mioglobinuria (pigment që del në gjak në rastet e shkatërrimit të rruazave të kuqe të gjakut), hemoglobinuria (pigment që del në gjak në rastet e dëmtimeve muskulore), por dhe përdorimi i disa barnave, si: Rifampicina, Pheninidioni, Phenolphtaleina, disa defekte metabolike, si: porfiria, alkaptonuria, përdorimi në ushqim i panxharit të kuq.

Çfarë rruge duhet ndjekur nëse shfaqet ngjyra e kuqe në urinim?

Hapi i parë që duhet ndërmarrë, është përcaktimi i shkaktarit të ngjyrosjes së urinës në të kuqe, pra diferencimi i saktë nëse ndodhemi para një hematurie apo shkaqe të tjera që i përmendëm më sipër.

Në cilat raste shkaku i hematurisë është në aparatin urinar?

Shkaqe të tilla të hematurizsë janë IgA nefropatia, glomerulonefritet, nefritet intersticiale, sëmundjet kistite të veshkave, nekroza papilare, infeksionet urinare, kalkulat e aparatit urinar, tumoret e aparatit urinar, traumat e aparatit urinar, vaskulitet, keqformimet e vazave të gjakut të aparatit urinar.

Ka shkaqe të tjera që nuk lidhen me veshkat?

Të tilla mund të jenë: hipertensioni arterial, drepanocitoza, traumat, kateterizimi urinar, terapia me Ciklofosfamid, hemofilia, përdorimi i antikoagulantëve.

Si përcaktohet origjina e hematurisë?

Origjina e gjakut në urinë mund të jetë si nga rrugët e sipërme urinare, d.m.th veshka dhe ureter ashtu dhe nga rrugët e poshtme urinare, vezika urinare, uretra dhe prostata tek meshkujt.  Përcaktimi i origjinës bëhet duke ekzaminuar morfologjinë e eritrociteve në urinë. Nëse janë me formë të rregullt tregon se vijnë nga segmente pas glomerulëve renale, nëse janë jo të plota dhe me formë të çrregullt, atëherë origjina duhet kërkuar te  glomerulat renale.

Çfarë ekzaminimesh duhen kryer më tej?

Duhet kryer ekzaminimi mikroskopik dhe kimik i urinës së freskët dhe urinës së 24 orëve, analizat e gjakut, testet e koagulimit të gjakut, shkruan Shendeti. Po ashtu rekomandohet kryerja e elektroforeza e hemoglobinës, ekografia e aparatit urinar, cistoskopia. Në disa raste është e domosdoshme të kryhet edhe biopsia renale.

Artikulli paraprakFoshnjat mbijetuan në javën e 23-të, britanikët kërkojnë rishikimin e ligjit për abortin
Artikulli i rradhës Aksidenti në Shqipëri, ndërron jetë 19 vjeçari nga Kosova

Ju sugjerojmë

Dita e Alzheimerit: Eksplorimi i lidhjes zorrë-tru me shëndetin mendor

21/09/2023 Jetë

Joga mund të përmirësojë simptomat e artritit reumatoid, zbulon një studim i ri

21/09/2023 Jetë

Hipertensioni mund të shkaktojë atak në zemër: 7 ndryshime në stilin e jetës për të kontrolluar presionin e lartë të gjakut

21/09/2023 Jetë

Një punë stresuese mund të dyfishojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, veçanërisht për meshkujt

21/09/2023 Jetë

Qëndroni larg domateve nëse vuani nga këto sëmundje

21/09/2023 Jetë

A jeni duke u prekur nga çekuilibri i hormoneve, ja se çfarë duhet të dini

21/09/2023 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.