Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 66 pacientë me Covid-19, prej tyre 58 janë të konfirmuar, dhe 8 në pritje të rezultateve.
Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. Lajmi i mirë është se pesë pacientë janë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 7 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Shneta/