Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike Zejn Buja, tregon se gjashtë pacientët e shtrirë në mjekimin intenziv me djegie të rënda dhe gjendje të rëndë do të dërgohen për mjekim jashtë vendit, pasi nuk kemi qendër për trajtimin e djegies.
Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një shpërthim i madh në një nga restaurantet e Ferizajt.
Si pasojë mbi 40 persona janë të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit.
Gjashtë nga pacientët që janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv Qendror, janë në gjendje të rëndë.
Ata do të dërgohen për trajtim jashtë vendit, për shkak të shkallës së lartë të djegieve që kanë pësuar në këtë ngjarje të rëndë, njofton Klan Kosova.
Kështu mbrëmë ka vendosur Konzoliumi i Kirurgjisë Plastike dhe Klinikës së Anestezionit.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike Zejn Buja, tha për Klan Kosova se ata do të dërgohen jashtë për shkak se nuk ka qendër që trajton djegiet.
“Konzoliumi i Kirurgjisë Plastike dhe Klinikës së Anestezionit, mbrëmë, së bashku kanë vendosur që gjashtë pacientët e shtrirë në mjekimin intenziv me djegie të rënda dhe gjendje të rëndë të dërgohen për mjekim jashtë vendit, pasi në nuk kemi qendër për djegie”.