Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë regjistruar dhe 103 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit nga IKSHPK, janë shënuar dhe gjashtë (6) viktima të koronavirusit që kanë ndërruar jetë, transmeton Gazeta Shneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.472 raste nga 30.005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.
Përvec konfirmimit të rasteve të fundit, kemi dhe 95 pacientë të shëruar derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708. /Gazeta Shneta/
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2912248058903179