Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë se mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj covid-19 që nga fillimi i vitit 2020.
Në një deklaratë të postuar për CNN, CDC thotë se ishte vënë në dijeni të 1,600 fluturimeve mes janarit dhe gushtit, ku një person mund të ketë pasur virusin dhe të transmetohej potencialisht tek 10,900 persona tjerë, transmeton GazetaShneta.
“CDC identifikoi dhe njoftoi departamentet shëndetësore për këto 10,900 gjurmime të kontaktit”, thuhet në deklaratë.
Në lidhje me këtë, që nga qershori zëvendës presidentit i SHBA-së, Mike Pence, ka bërë thirrje që linjat ajrore të zbatojnë një aplikacion për gjurmim të kontakteve, por që nga ajo kohë nuk është bërë ndonjë njoftim./GazetaShneta/