Qeveria e Kosovës sot ka marr vendim për mbylljen e përkohshme përmes disa masave të cilat kanë hyrë në fuqi sot në ora 20:00 dhe do të përfundojnë të hënën në ora 05:00.
Gjatë kësaj periudhe të vikendit do të qëndrojnë të mbyllura të gjitha bizneset, qendrat tregtare dhe rekreative, supermarketet dhe gastronomia në tërë territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq furrat e bukës, barnatore, marketet e vogla, pompat e derivateve, do të vazhdojnë punën normalisht. Qeveria poashtu ka marr vendim edhe për futjen e Prishtinës dhe gjashtë komunave tjera në karantinë.
Në vendimin e sotëm poashtu janë pezulluar edhe pikat 7,8,11,12,13,14,20 të vendimit të datës 1 nëntor. Me këtë pezullim është vendosur ndalimi deri të hënën në mëngjes i therrjes së kafshëve, pjesëmarrjes në ceremoni fetare brenda dhe jashtë objekteve fetare, janë ndaluar të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive, janë ndaluar fitneset dhe pishinat e mbyllura, si dhe janë ndaluar autobusët dhe taksitë. /Gazeta Shneta/