Ky është një moment prekës kur një foshnje 4-muajsh buzëqesh pasi sheh nënën për herë të parë. Leo vuan nga një sëmundje e rrallë që prek flokët, lëkurën dhe sytë e të sëmurit, duke i shkaktuar probleme me shikimin.
Foshnja ka lindur me sëmundjen Oculocutaneous Albinism (OCA), që prek një në 20 mijë fëmijë. Një kompani amerikane që merret me prodhimin e syzeve i dhuroi djalit një palë syze që e ndihmojnë të shikojë më mirë. Syzet kanë lente normale, ndërsa skeleti është me gomë. Sapo nëna i vendos syzet, Leo fillon të buzëqeshë, pasi sheh nënën e tij për herë të parë./Gazeta Shneta/