Shumica e nënave të shëndetshme janë në gjendje të prodhojnë qumësht mjaftueshëm dhe pothuajse të gjitha foshnjat e lindura nga këto nëna, kanë sistem imunologjik më të qëndrueshëm.
Disa nga gjendjet që shkaktojnë furnizimin e ulët me qumësht në gji janë të lehta për t’u gjetur, ndërsa disa tjera jo.
Sipas, konsulentit laktik, ekziston një gjendje e veçantë që shumë pak nëna janë në dijeni për këtë, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo gjendje quhet placenta e ruajtur dhe ka ndikime të rënda në aftësinë e nënës për të prodhuar qumësht.
Placenta e ruajtur është kur një copë, apo madje edhe një fragment e placentës së nënës nuk është hequr tërësisht pas lindjes. Diagnostifikohet në lindje, por jo gjithmonë.
Simptomat përfshijnë ethe, shkarkim vaginal, dhimbje dhe gjakderdhjes. Në raste të tjera, simptomat janë më delikate dhe mund të kalohen lehtë.
Përveç problemeve mjekësore që mund të paraqiten për nënën, gjithashtu ndalon procesin e prodhimit fillestar të qumështit.
Problemi është se, shumica e nënave nuk e dinë këtë, ndërsa rasti i furnizimit të ulët të qumështit në gji mbetet mister, derisa të diagnostifikohet plotësisht gjendja./Gazeta Shneta/