Nëna Blerina Boqolli së cilës iu vodh çanta me dokumente të djalit të sëmurë nga leukemia, ka njoftuar se disa prej tyre janë gjendur.
Boqolli ka shkruar në grupin “Familja dhe Shëndeti” ku ka njoftuar se një person e ka dorëzuar çantën në recepsionin e RTK-së me një pjesë të dokumenteve, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo iu është lutur anëtarëve të grupit që nëse kanë ndonjë informacion për pjesën tjetër të dokumenteve, ta njoftojnë atë.
Postimi i plotë i saj:
Pershendetje grupi Familja dhe Shendeti,
Meqenese njoftimi per vjedhjen e çantes ne te cilen ndodhej dokumentacioni mjekesor i Idealit u be viral, dhe numer i madh i qytetareve te interesuar me kane shkruar ne privat, desha t’ju informoj se nje person sot ne mengjes kishte dorezuar çanten ne recepcion te RTK-se, ne te cilen ishin nje pjese e dokumentacionit, kurse nje pjese tjeter mungon. Nese dikush has ne pjesen tjeter te dokumentacionit, do te ishim mirenjohes nese do te na njoftonit.
Ju faleminderit!