Gjendet foshnja pa jetë e braktisur në një parking, nën hetim babai shqiptar

2018-08-06 në ora 11:19

Një foshnje është gjetur e vdekur pasi ishte braktisur nga nëna.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Umbria të Italisë. Sipas mediave fqinje, nëna e kishte braktisur të sapolindurin në një parking në zonë, ndërsa foshnja është gjetur pa jetë nga një prej klientëve të parkimit.

Menjëherë kanë nisur hetimet dhe është gjetur nëna që e kishte braktisur fëmijën. Në rrëfimin para karabinierëve ajo është shprehur se e kishte lindur fëmijën vetëm në banjë.

Por ky version i saj nuk i ka bindur policët. Ata kanë vënë në hetim të dashurin shqiptar të nënës së re, që ka edhe një fëmijë tjetër, 2 vjeç.

Bashkëpunëtori më i mundshmi në këtë krim është i dashuri shqiptar./joq