Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, është bërë e ditur se foshnja pesë muajshe e prekur nga Covid-19, është në gjendje stabile dhe të mirë.
Poashtu, sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi ku do vazhdon pjesën e vetë izolimit deri sa të shërohet shkruan Gazeta Shneta.
Këtë lajm të ditur e ka bërë Kryetari i Komunës së Kamencisë Qëndron Kastrati.
Njoftimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u informuam se gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe të prekur nga virusi COVID-19 është mirë dhe se sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi. Normalisht që foshnja dhe gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen, por është lajm i mirë që gjendja e të gjithëve është stabile.