Zyra e kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se shefi i ekzekutivit do të vizitojë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në orën 11:00.
Në vizitën e tij ai do të shoqërohet nga ministri Armend Zemaj dhe UD drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
“Kryeministri Avdullah Hoti viziton menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Valbon Krasniqin, UD i Drejtorit të SHSKUK-së. Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë (QKUK), Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve me SARS CoV2 ka shkuar në 49 mijë e 572 ndërsa 1 mijë e 284 persona kanë vdekur.