Në Qendrën Studentore e cila është shndërruar në karantinë, nga rreth 650 persona që janë testuar sot, 7 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në koronavirus Covid-19.
Lajmi është konfirmuar nga zv.ministri i Shëndetësisë Dr. Izet Sadiku, i cili ka treguar edhe për personat që janë kthyer sot nga Zvicra e që disa prej tyre janë liruar për vetkarantinim në shtëpitë e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
“Sot janë kthyer 106 persona nga Zvicra dhe rreth gjysma prej tyre janë liruar për vetkarantinim në shtëpitë e tyre me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shkak të moshës dhe gjendje shëndetësore pasi kanë qenë disa gra shtatzëna dhe disa persona të sëmurë”, ka deklaruar Sadiku.
Kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi tek personat e karantinuar, por Sadiku ka thënë se gjysma tjetër e udhëtarëve mbi 50 prej tyre janë vendosur në karantinë.
Sadiku ka treguar se edhe nesër një grup prej 120 udhëtarësh do të kthehen nga Turqia dhe rreth 80 prej tyre do të vendosen në vetkarantinim në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore. /Gazeta Shneta/