Nga 9,194 testime të kryera janë konfirmuar 2,050 raste pozitive me Covid brenda 24 orëve të fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 462 qytetarë e kanë mposhtur virusin, kurse aktualisht në vendin tonë ndodhen 7,266 raste aktive.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5,348 doza të vaksinës kundër Covid, kurse deri më sot 798,225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Shneta/