Menopauza është një fjalë e rëndë për gratë e të gjitha moshave, por gratë në moshën 30 vjeç shpesh përpiqen të shmangin të menduarit për të.
Është e sigurt të thuhet se disa gra faktikisht përgatitën për menopauzën
Por çfarëdo përgatitje të keni për menopauzën, këto gjëra duhet t’i dini secila grua përpara se të vijë faza e menopauzës:
1.Menopauza gjat 8 vite
Menopauza zgjat shumë më shumë se sa ju keni besuar. Obstetrja/gjinekologia Olivia Smart thotë se gratë kalojnë tetë vite nëpër luhatje hormonale deri në përfundimin e menstruacioneve kur janë mesatarisht 51 vjeçe.
Pyetni nënën tuaj rreth përvojës së menopauzës, sepse shanset që të keni përvojë të ngjashme janë të mëdh.a
Dhe nëse nëna juaj ishte 40 vjeç ose më e re kur iu ishin ndërprerë ciklet e saj, duhet të flisni me mjekun tuaj për pjellorinë dhe se si mund ta mbroni shëndetin e kockave dhe të zemrës, nëse futeni edhe ju në menopauzë në moshë të hershme.
2.Forma trupore
Është e vërtetë se shumë gra fitojnë peshë në menopauzë dhe se forma e trupit të tyre ndryshon, me një trashje të belit dhe grumbullim të yndyrës në kofshë dhe vithe.
Këshilla e duhur për gratë që janë ende ne të 30-tat e tyre është ta mbajnë trupin e tyre shëndetshëm, duke ngrënë ushqime të pasura me kalcium, duke ushtrime të rimëkëmbjes së peshës dhe duke bërë ushtrime që nxisin shëndetin kardiovaskular.
Sa më e mirë të jetë forma në të cilën jeni gjatë afrimit të menopauzës, aq më mirë do të arrini ta përballoni atë.
3. Skuqja në fytyrë
Skuqja në fytyrë është një “dhuratë” e cila dhurohet nga menopauza, për disa vite me radhë. Shumica e njerëzve e dinë që skuqjet në fytyrë ndodhin si shkak i rritjeve të papritura të rrahjeve së zemrës, lëkura e infektuar, e shumë simptoma tjera.
Megjithatë, këto simptoma gjatë menopauzës mund të shoqërohen me rrahje të çrregullta të zemrës (ose njohur ndryshe në gjuhën e mjekësisë si palpitacione të zemrës), marramendje dhe një ndjenjë të përgjithshme të mungesës së vetëdijes.
4. Cikle të pafundme
Në disa raste, gratë kanë cikle vërtet të gjata që zgjasin një për një muaj ose më shumë.
“Nëse trupi juaj nuk lëshon vezë dhe ai nuk po merr sinjale se duhet të ndalë ciklin dhe të fillojë përsëri, atëherë ju do merrni këtë gjakderdhje të vazhdueshme për disa javë. “, thotë Smart.
Ka ilaçe në dispozicion për të ndaluar gjakderdhjen, prandaj mos vuani në heshtje. Pyesni mjekun tuaj për ndihmë./Gazeta Shneta/