Gjërat që duhet pasur parasysh, nënat që duan të lindin me prerje cezariane

2018-08-14 në ora 17:01

Operacioni është i komplikuar në çdo rast, sidomos nëse kemi të bëjmë me lindjen e fëmijës nëpërmjet mënyrës cezariane.

Sapo anestezioni të jetë aktiv, barku do të filloj të hapet me antiseptik dhe mjeku ka të ngjarë të bëjë një prerje të vogël horizontale.

Pastaj, mjeku shkurton indin themelor, ngadalë kështu duke shkuar drejt mitrës. Kur të arrijë tek muskujt e barkut, ai do t’i ndajë ato(zakonisht me dorë), dhe t’i përhapë në mënyrë që të shihet mitra.

Kur arrihet tek mitra, bëhet një prerje horizontale në pjesën e poshtme të saj. Kjo në terminologjinë mjekësore njihet si prerje në pjesën e poshtme të mitrës, transmeton Gazeta Shneta.

Nëse foshnja juaj do lind parakohe dhe pjesa e mitrës nuk është akoma e holluar mjaftueshëm për t’u prerë, atëherë mund të ketë prerje vertikale.

Pastaj mjeku arrinë ta tërheq foshnjën tuaj. Sapo të këputet kordoni i kërthizës, do të keni mundësi ta shihni beben tuaj për pak kohë.

Derisa stafi merren me të porsalindurin tuaj, mjeku do ta dorëzojë placentën dhe do të filloj procesin e mbylljes./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.