Të mbetësh shtatzënë në moshën 40 vjeçare duhet të jetë një përvojë ngazëllyese për të gjitha nënat.
Gjatë vitevde të 40-ta ju jeni në një gjendje më të mirë financiare, mendërore dhe emocionale për të marrë përsipër përgjegjësinë e një foshnje, transmeton Gazeta Shneta.
Në vitet e 20-ta dhe të 30-ta, ju jeni nën stres të vazhdueshëm për të punuar në karriern tuaj. Por, në vitet e 40-ta ju jeni në një pozitë shumë më të mirë për të kaluar më shumë kohë me fëmijën tuaj dhe të kujdeseni më mirë për ta.
Gratë në të 40-tat e tyre kanë të njejtat shanse për të pasur një shtatzani të shëndetshme si çdo grua në të 20-tat apo 30-tat. Sidoqoftë, ka disa ndërlikime dhe disavantazhe të cilat mund të tejkalohen duke ndjekur disa këshilla.
Trajtimi i pjellorisë
Fertiliteti është një nga sfidat më të mëdha për të mbetur shtatzënë në të 40-tat. Gratë mund të konceptojnë natyrshëm edhe pas vitevetë tyre më pjellore, por, për fat të keq, shanset janë shumë më të pakta pasi të kaloni në të 40-tat.
Shtatzania dhe trupi juaj
Ndërsa është një fakt injohur se trupi ynë është i prirur ndaj kushteve kronike si osteoporoa, diabeti, gjëndrat tiroide apo presioni i lartë i gjakut. Ekziston gjithashtu një rrezik i shtuar gjatë shtatzanive të vona.
Sidoqoftë, nëse keni një mënyrë jetese aktive, hani shëndetshëm dhe shkoni në kontrolle të rregullta shëndetësore do të keni më pak probleme kur jeni shtatzënë, pavarësisht nga mosha. /GazetaShneta/