Gjërat që duhet t’i dini për zhvillimin e bebes në muajin e dytë

2017-04-21 në ora 09:35

Çfarë mund të bëjë fëmija gjatë muajit të dytë:

Mund të fokusohet në fytyrën e prindërve dhe e vëren atë kur ata i flasin atij

Ka nevojë të ndihet i sigurtë, pra dikush të kujdeset për të

Shikon objekte që lëvizin në formë gjysmë rrathësh  në distance 75 cm larg fytyrës së tij

Të buzëqesh kur ti i buzëqesh

Reagon ndaj tingujve të fortë duke qarë, duke  lëvizur papritur ose duke qëndruar i qetë

Shprehet në mënyra të ndryshme, përveç të qarit psh gugat dhe lëshon britma

Mban kokën të qëndrueshme për kohë pak më të gjatë

Eksploron mundësitë e zërit të tij, lëshon zëra dhe bërtet

Mund të kuptojë që ju i flisni dhe lëshon tinguj në përgjigje, sikur po flet dhe ai

Lëviz këmbët me forcë

Zgjat dhe përkul gishtat, duart dhe këmbët, spontanisht pa i kontrolluar

Mund të dëgjojë zëra dhe tinguj dhe reagon duke bërë dhe ai të njëjtën gjë

Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka ritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare.

Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatareje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin. /babylino