Vagina, ky organ mbresëlëns mund të sjellë kënaqësi intensive, dhimbje të bezdisshme, dhe madje edhe një qenie të vogël në jetë ! Nëse mendoni se e njihni mirë trupin tuaj, më poshtë do të lexoni disa fakte interesante të panjohura më parë rreth organit gjenital femëror.
Ekzistojnë disa ushtrime që tonifikojnë vaginën
Vagina është një organ muskulor, e si pasojë mund të ndryshojë formë falë disa ushtrimeve që quhen Kegel.
Alyssa DWeck, M.D., bashkëautore e librit “V is For Vagina” pohon se vagina është një muskul shumë i fortë që mund të ndryshojë me kohën, por ushtrimet kegel janë ato që e rinojnë ! Forcimi i këtij organi do t’i bëjë orgazmat të zgjasin në kohë dhe te jenë më intensive.
Dieta juaj mund të ndikojë në aromën e sekrecioneve vaginale
Aroma e vaginës mund të ndryshojë gjatë ovulimit, madje edhe kur hani ushqime si shpargujt apo hudhra.
Klitori ka më shumë mbaresa nervore sesa çdo pjesë tjetër e trupit ! Kjo është arsyeja përse stimulimi i saj e çon femrën në orgazmë.
Vagina juaj zgjerohet gjatë seksit, ndaj mos u shqetësoni nga ndryshimet që mund të shihni pas aktit seksual.Eshte nje organ muskulor që rikthehet ne gjendjen e meparshme.
Vagina mund të përjetojë 4 lloje të ndryshme orgazmash (klitorale, vaginale, të përziera etj)
Procesi i shërimit të vaginës pas lindjes kërkon rreth 6 muaj kohë deri në 2 vite.
Vagina është një organ vetëpastrues dhe shumë produkte higjineike thjesht do të ndryshonin pH e vaginës duke rritur rrezikun e infeksioneve bakteriale.
Ekzistojnë një numër i pafund produktesh kozmetike e farmaceutike posaçërisht për larjen e zonës intime, por sipas gjinekolëgovë gjithashçka është marketing ! Vagina është një organ vetpastrues dhe ajo që duhet të bëjmë është thjesht mos ta lajmë fare. Nuk duam të na keqkuptoni, pasi kur themi nuk duhet ta lani, nënkuptojmë të lani pjesën e brendshme të këtij organi me larës e solucione te ndryshme. Detergjentët, sapunët apo larësit e ndryshëm mund të jenë tejet të ashper dhe të prishin pH duke rritur rrezikun për infeksione vaginale. Ju mund të lani pjesët e jashtme të organit me ujë të bollshëm dhe me larës të butë ( pa kimikate e minerale të rënda)
Solucionet aromatike janë rreptësisht të ndaluara pasi mund të irritojnë lëkurën, të rrisin rrezikun për inflamacion etj. Disa studime tregojnë gjithahtu se përdorimi i pudrës në organet gjenitale mund të rrisin rrezikun e kancerit ovarian/ Living/