Personat nën moshën 30-vjeçare në Gjermani rekomandohen të marrin vetëm vaksinën Pfizer, pasi ajo shkakton më pak inflamacione të zemrës tek të rinjët sesa vaksina Moderna.
Përveç kësaj, Komiteti Këshillues, rekomandoi që edhe gratë shtatzëna të vaksinohen me vaksinën Pfizer, pavarësisht moshës së tyre shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Këto rekomandime bazohen në të dhënat e reja nga Instituti Paul Ehrlich (PEI).
Përveç Gjermanisë, edhe autoritetet shëndetësore në Francë rekomandojnë të njejtën gjë.
Në Francë, këtë javë do të fillohet administrimi i vaksinës Pfizer tek personat nën moshën 30-vjeçare, në vend të vaksinës Moderna./Gazeta Shneta/