Komiteti këshillues i vaksinave në Gjermani, rekomandon që personat nën 30 vjeç të vaksinohen vetëm me vaksinën BioNTech/Pfizer Covid-19.
Ky njoftim vie pasi studimet kanë treguar një numër më të ulët të inflamacioneve të zemrës tek të rinjtë që janë vaksinuar me BioNTech/Pfizer karshi vaksinës Moderna, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
Komiteti, i njohur si STIKO, tha se rekomandon gjithashtu që gratë shtatzëna, pavarësisht nga mosha e tyre, të vaksinohen vetëm me vaksinën BioNTech/Pfizer.
Bordi këshillues i vaksinave të Francës bëri një rekomandim të ngjashëm në fillim të kësaj jave. /Gazeta Shneta/