Ambasadori gjerman në Prishtinë ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në situatën me koronavirusin në rast nevoje.
Kështu thuhet në njoftimin e MSH-së, pas takimit që ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka pasur me ambasadorin gjerman Christian Heldt.
“Ambasadori i Gjermanisë, z. Christain Heldt tha se Gjermania ka vullnetin që ta përkrahë Republikën e Kosovës për çfarëdo ndihmë që i duhet gjatë kësaj faze”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq Vitia ka deklaruar se “Plani i gatishmërisë dhe i Reagimit kundër Covid-19 i Qeverisë së Kosovës është fleksibil duke na mundësuar që ta ndryshojmë nga çasti në çast, me qëllim të përshtatjes me zhvillimet në terren. Jemi duke vepruar sipas Planit të veprimit të paraparë”. /Gazeta Shneta/