Gjermania i ka dhuruar Kosovës sot 15 respiratorë të prodhuesit ‘Drager’ në vlerë 436 mijë euro.
Në ceremoninë e dorëzimit ka marr pjesë ambasadori Jorg Rohde, i cili ka deklaruar se shpreson që këto pajisje të mos përdoren, transmeton Gazeta Shneta.
Ambasadori gjerman ka falënderuar institucionet e Kosovës për bashkëpunimin, pasi ka thënë se punonjësit e ambasadës kanë pasur mundësinë për t’u testuar në Institutin Kombëtar.
“Unë shpresoj që megjithëse i kemi marr këto pajisje, të mos i përdorim ato ose t’i përdorim sa më pak. Jemi në rrugë të mirë për të mposhtur pandeminë por ende duhet të respektojmë masat. Jemi në sezon të dimrit dhe ka rrezik për rritjen e numrit”, ka deklaruar ambasadori.
Në anën tjetër ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar se ky donacion është i çmuar për profesionistët tanë që të shpëtojnë çdo jetë që do të përballet me Covid-19.
Zemaj ka deklaruar se nga sot do të trefishohet numri i testeve në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. /Gazeta Shneta/