Është vlerësuar se rreth 1 në 9 nëna vuajnë nga depresioni pas lindjes apo ndryshe i njohur si perinatale.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) depresioni i nënës mund të ndikojë negativisht në gjidhënien shkruan VerywellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Mirëpo, një studim i fundit i publikuar në revistën Neurop Psychobiology, zbuloi se gjidhënia mund të sjell efekte pozitive në gjendjen shpirtërore të nënës, përgjatë depresionit perinatal.
Studiuesit vlerësuan 113 nëna dhe foshnje, duke vlerësuar simptomat e depresionit, gjidhënien dhe temperamentin.
Ata filmuan nënat dhe foshnjet gjatë procesit të gjidhënies duke vlerësuar modelet e shprehura nga nëna tek foshnja, si ledhatimi, përkdhelja, masazhet.Ndërkohë që, ata mblodhën edhe matje nga elektroencefalogrami (EEG) nga foshnjet 1-3 muajsh.
“Foshnjet e nënave pa simptoma depresive, pavarësisht nga mënyra e të ushqyerit, dhe nënat me simptoma depresive që ushqeheshin me gji, të gjitha shfaqën modele normale të zhvillimit të EEG-së”.
“Është e mundur që mjedisi i ushqyerjes me gji të funksionojë si një faktor mbrojtës në praninë e depresionit pas lindjes”, tha Jillian Hardin.
Ekziston edhe faktori i oksitocinës, i ashtuquajturi hormoni i dashurisë, i cili është një nga hormonet kryesore të prodhuara nga trupi i nënës përgjatë gjidhënies./GazetaShneta/