Dhënia gji, përveç që është ndihmon beben të konsumojë përbërësit më të vlefshëm, po ashti ndihmon edhe nënat në rënien në peshë.
Mes shumë studimeve në këtë fushë, edhe një studim i fundit nga shkencëtarët danez, që ka analizuar dhjetëra mijëra nëna që porsa kishin lindur, ka pohuar se dhënia gji ndihmon në humbjen e peshës së tepërt të fituar gjatë shtatzënisë.
Nënat që kishin shtuar sasi të konsiderueshme të peshës gjatë shtatzënësi, por që i kanë ushqyer fëmijët e tyre me qumësht gjiri pas lindjes, kanë humbur peshën e tepërt shumë më lehtë në gjashtë muajt e parë të pas lindjes.
Veç kësaj, qumështi i nënës duhet të jetë zgjidhja e parë për foshnjën për shkak të vlerave ushqyese që ka.