Ushqerja e foshnjës me gji përveq efekteve pozitive që ka tek shëndeti i foshnjës, prodhon edhe emocione të veqanta në mes jush dhe bebes.
Por, pas një operacioni cezarian a mund ta ushqeni foshnjën tuaj? A duhet ta lini foshnjën tuaj të privuar nga përfitimet shëndetësore?
Nuk ka ndonjë arsye mjekësore që ndalon ta ushqeni foshnjën tuaj me gji pas operacionit cezarian, me pak ndihmë nga partneri apo nga stafi mjekësor ju mund ta ushqeni foshnjën tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Por edhe pse nuk ka ndalesa mjekësore në këtë aspekt, ju duhet që të keni kujdes me pozicionet e gjidhënies.
Konsultohuni me mjekun tuaj, në mënyrë që t’ju informoj me hapat që duhet t’i ndërmerrni për të pasur një gjidhënie të shëndetshme.
Po ashtu, pas operacionit cezarian ju mund ta mbani foshnjën tuaj në gjoks, derisa mjekët vazhdojnë të bëjnë qepjen e plagës.
Qumështi menjëherë pas operacionit është shumë i rëndësishëm, prandaj mundohuni që menjëherë t’i jepni bebes suaj./Gazeta Shneta/