Një bebe 22-ditëshe është dërguar në spital me ethe dhe me kofshë të fryrë.
Kur një bebe 22-ditëshe është dërguar me urgjencë për në spital, me temperaturë të lartë dhe kofshë të fryrë – megjithëse prindërit e tij nuk ia kishin idenë se çfarë ishte problemi me djalin e tyre të vogël.
Duke dyshuar për osteomyelit, një infeksion në asht, doktorët e kanë vendosur beben në inçizim x-ay, ku janë alarmuar pasi kanë parë një objekt të panjohur, që dukej si gjilpërë, në vithen e majtë.
Skanimi ka zbuluar se është një gjilpërë shiringe që rastësisht ka mbetur në vithen e foshnjës, kur është vaksionuar në një spital tjetër, përcjell Gazeta Shneta
Prindërit e bebes u shokuan kur doktorët i treguan se çfarë kanë gjetur, duke mos e kuptuar se si stafi mjekësor nuk e kanë vërejtur se gjilpëra ka mbetur në asht, për 19 ditë.
I është dashur doktorëve 2 orë operacion në beben për t’i hequr gjilpërën dhe djali i vogël është shëruar plotësisht dhe nuk do të vuajë nga ndonjë efekt anësor nga ky rast./GazetaShneta