Për arsye të ndryshme, shpesh kompleksohemi para takimit me një gjinekolog. Më shumë shqetësohemi për gjëra që s’kanë kurrfarë rëndësia sesa për shkakun real që na drejtoi tek ai. Janë disa gjëra prej të cilave duhet të heqim dorë sa më parë, pasi vetëm kështu puna e tij dhe përfitimet tuaja do të jenë reale.
Ankth para një takimi me të
Pak ankth është i natyrshëm por kjo s’duhet t’ju stepë. Konsultohuni me njerëzit tuaj të afërt që t’ju sugjerojnë një gjinekolog të mirë.
Të prisni deri sa të jeni seksualisht aktive për të bërë një vizitë
Vizita e parë këshillohet të bëhet midis moshë 13 dhe 15 vjeç. Jo çdo problem shëndetësor i zonës intime lidhet domosdoshmërisht me seksin.
As mos t’ju shkojë ndërmend t’i fshihni diçka!
E dimë se është e sikletshme të diskutoni për vaginën tuaj me një person që e shihni aq rrallë, por është e nevojshme t’i thoni çdo gjë që keni vënë re. Të jeni të sigurta që i ka dëgjuar edhe më parë.
Të shqetësoheni për zakonet tuaja të depilimit
Gjinekologu as që ka ndërmend t’ju shohë nëse jeni depiluar apo se si jeni depiluar.
Të mos nxitoni kur dyshoni se keni infeksion të traktit urinar
Nëse vëreni simptoma si nevoja e shpeshtë për të urinuar apo djegie, mos prisni më për të lënë një takim pasi infeksioni mund të kalojë në veshkat tuaja.
Të kërkoni në Google të gjitha përgjigjet për pyetjet tuaja rreth shëndetit
Përveç faktit që do të trembeni për vdekje, askush online nuk e di historikun tuaj mjekësor.
Të mos bëni pyetje rreth seksit
Kjo po që tregon injorancë. Çlirohuni nga ngarkesat dhe pyeteni mjekun tuaj për çdo gjë që s’shkon në jetën tuaj seksuale.