Gjinekologia Albana Gashi në një bisedë për Gazetën Shneta ka dhënë disa rekomandime për gratë shtatzëna për diagnostikimin e hershëm të sindromeve gjenetike tek fetuset.
Një prej këtyre testeve është Testi “NIFTY by GenePlanet” i cili mund të bëhet prej javës së 10-të të shtatzënisë.
“Nifty është test për skriningun e disa sindromave gjenetike i cili realizohet nga java e 10-të e barrës”, ka treguar gjinekologia.
Ajo thotë se testi NIFTY by GenePlanet është i thjesht për t’u realizuar, i sigurt dhe jo invaziv. Doktoresha tregon se testi ofron mbi 99 për qind saktësi.
“Duke u shërbyer me teknologjinë më të avancuar gjenetike, NIFTY ofron mbi 99 për qind siguri, sidomos për tre trisomitë më të shpeshta: Down, Edwards dhe Patau”, ka shpjeguar gjinekologia.
Mjekja nga Prishtina ka treguar përparësitë e këtij testi:
– Jo invaziv – i pa rrezikshëm për abort.
– I thjeshtë – me sasi të vogël të gjakut të nënës, 10 ml, duke filluar prej javës së 10-të barrës.
– I sigurt >99% sensitivitet për detektimin e sindromave, siç është Down.
– I besueshëm >5.000.000 testime të përcjella në tërë botën. /Gazeta Shneta/
Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY Klikoni KËTU.