Thatësira vaginale është një problem i zakonshëm, për të cilin shumë gra nuk e kanë zgjidhjen e tij.
Kjo gjendje mund të shkaktojë siklet gjatë seksit, ngadalësim gjatë aktit dhe vështirësi në arritjen e orgazmës, transmeton Gazeta Shneta
Sidoqoftë, gjinekologia nga Mayo Clinic, Dr. Leah Millheiser ka treguar disa nga shkaqet e thatësirës vaginale dhe shërimin e kësaj gjendjeje.
Menopauza
Menopauza ndryshon nivelet e estrogjenit, së bashku me nivelet e hormoneve të tjera steroide, sipas Shoqatës Ndërkombëtare për Mjekësi Seksuale.
Këto ndryshime i bëjnë indet vaginale më të holla, më të thata, më pak elastike dhe më të brishta, duke shkaktuar shqetësime gjatë marrëdhënieve seksuale.
Si të ballafaqoheni me këtë gjendje: Përdorimi i lubrifikantëve vaginal me bazë silikoni ose lubrifikantët, apo një trajtim lokal i estrogjenit vaginal mund të ndihmojë gratë në menopauzë, rekomandon Dr. Millheiser.
Klinika Mayo këshillon që të zgjedhni lubrifikantë që nuk përmbajnë glirecinë, pasi që gratë janë të ndjeshme ndaj këtij kimikati.
Pilulat e kontrollit të lindjes
Pilulat për kontrollin e lindjes janë një nga fajtorët më të zakonshëm të thatësisë vaginale tek gratë e reja, sipas Dr Millheiser.
“Një ndër efektet anësore të pilulës apo unazës ‘Nuva’, është zvogëlimi i estrogjenit dhe testosteronin, të cilët janë shumë të rëndësishme për shëndetin vaginal ” tha ajo për Refinery29.
Prandaj, trupi juaj merr vetëm hormonet që prodhohen sintetikisht nga pilulat, të cilat shpeshherë janë më të ulëta se ato që trupi juaj i prodhon natyrshëm, duke shkaktuar një efekt jo ndryshe nga menopauza.
Si të ballafaqoheni me këtë gjendje: Nëse dyshoni se pilulat e kontrollit të lindjes mund të shkaktojnë thatësi, flisni me mjekun tuaj. Ai mund të jetë në gjendje t’ju jap dozë më të lartë të pilulave hormonal.
Përndryshe, një pajisje intrauterine (IUD) është një zgjidhje e mundshme pasi nuk kontribuon në thatësi vaginale, shpjegoi Dr Millheiser.
Gjidhënia dhe lindja
Nivelet e estrogjenit mund të ulen përkohësisht pas lindjes dhe kjo bën që vagina të thatësohet më shumë se zakonisht.
Më pas, ushqyerja me gji rrit prolaktin, një hormon që shkakton prodhimin e qumështit të gjirit, i cili, përkundrazi, e zhduk estrogjenin dhe testosteronin, gjë që mund të çojë në thatësi vaginale, shpjegoi Dr Millheiser.
Si të ballafaqoheni me këtë gjendje: Dr. Millheiser këshillon përdorimin e një lubrifikanti me bazë silikoni dhe uji, pasi ajo ka fuqi më të qëndrueshme kur bëhet fjala për fërkimin.
Një locion vaginal jo-hormonal mund të ndihmojë në rikthimin e lagështirës në zonën tuaj intime. Efektet e tij përgjithësisht zgjasin pak më shumë se ato të një lubrifikanti, sipas Mayo Clinic.
Dr Millheiser tha se terapitë vaginale të estrogjenit në formën e kremit, tabletave ose unazave mund të ndihmonte gjithashtu.
Pirja e duhanit
Hulumtimet tregojnë se konsumimi i duhanit mund të shkaktojë thatësi vaginale, pasi shkatërron estrogjenin në trup.
Ky zakon gjithashtu ndikon në qarkullimin tuaj të gjakut, duke rezultuar negativisht në zonën intime dhe indet e tjera që nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm, sipas Klinikës Mayo.
Përveç kësaj, gratë që konsumojnë duhan zakonisht përjetojnë një menopauzë të hershme, thotë gjinekologia.
Si të ballafaqoheni me problemin: Këshillat e dukshme janë të ulni sasinë tuaj të nikotinës ose të largoni duhanin krejtësisht nga konsumimi.
Përveç listës së mësipërme, thatësia vaginale nganjëherë shkaktohet edhe nga një gjendje themelore siç është diabeti, sipas NHS Choices.
Gjithashtu mund të jetë si rezultat i sindromës së Sjögrenit, ku imuniteti sulmon gjëndrat në trup që prodhojnë lëngje. Shihni mjekun tuaj nëse masat e ndërmarra nuk funksionojnë./Gazeta Shneta/