Grave duhet tu lejohet që të abortojnë në secilën fazë të shtatzënisë, përfshirë rastin kur ato dëshirojnë të zgjedhin gjininë për fëmijën e tyre.
Këtë e ka thënë një doktor dhe ekspert i etikës mjekësore, shkruan ITV, transmeton Klan Kosova.
Profesor Wendy Savage, një gjinekolog dhe obstetër i pensionuar, ka thënë se gjithmonë duhet tu njihet grave “e drejta për të vendosur” nëse duan t’i japin fund shtatzënisë.
“Është trupi i tyre. Atyre u përket për ta marrë riskun”, ka thënë Savage.
“Fetusi është një jetë potenciale njeriu; nuk është një njeri…Mendoj se duhet koncentruar më shumë në të drejtat e grave”, ka shtuar ai.
Ky doktor ka kritikuar edhe disa spitale që nuk u tregojnë grave gjininë e foshnjës në mënyrë që ato të mos e përfundojnë shtatzëninë.