Një studim i publikuar në gazetën “Brain, Behavior and Immunity” ka zbuluar se sistemi imunitar i grave shtatzëna ndryshon në varësi të gjinisë së fetusit.
Një ekip studiuesish nga “Ohio State University” ndoqi proceduralisht shtatzëninë e 80 grave, si mostra të këtij studim, ku 46 prej të cilave ishin shtatzënë me djalë dhe 34 me vajzë.
Gjatë shtatzënisë ato u ekzaminuan për të parë nëse niveli i shënjuesve të sistemit imunitar të quajtur citokine do të ndryshonte në varësi të gjinisë së fetusit.
“Ndërkohë që gratë nuk patën diferenca në nivelet e citokinës në gjak pavarësisht gjinisë së fetusit, u vu re që qelizat imunitare pro-inflamatore në gjakun e grave që ishin shtatzënë me vajzë shumoheshin me shpejtësi më të madhe kur ekspozoheshin ndaj baktereve”, u shpreh autorja kryesore e studimit Dr. Amanda Mitchell.
Kjo do të thotë se gratë të cilat kanë në barkun e tyre një fetus të gjinisë femërore do të kenë një përgjigje më të mirë imunitare anti-inflamatore gjatë momenteve të nevojshme. Anti-inflamacioni është thelbësor për sistemin imunitar pasi ndihmon në shërimin dhe riparimin e mitrës si dhe në kundërpërgjigjen ndaj viruseve dhe baktereve./Pernenat.al/