Gjithçka që duhet të dini për ushqimin plotësues, ja si ta mësoni beben tuaj

2017-07-25 në ora 10:40

Në varësi të zhvillimit individual të foshnjës Tuaj, nuk mjafton më ushqimi i qumështit pas muajit të 4-të, deri në muajin e 6-të.

Ekspertët e të ushqyerit rekomandojnë zgjatjen e planit të të ushqyerit me ushqimet perime-mish. Mishi nuk është vetëm i pasur me proteina por edhe furnizuesi më mirë i hekurit natyral.

Java e parë me ushqim plotësues, pas moshës prej 4 deri në muajin e 6-të

Mëngjesi – Të ushqyerit me qumësht gjiri ose HiPP ushqim qumështi (Pre, 1, Pre HA Plus, HA1 Plus) *

Paradita – Të ushqyerit me qumësht gjiri ose HiPP ushqim qumështi (Pre, 1, Pre HA Plus, HA1 Plus) *

Dreka – HiPP Perimet (p.sh. karrota e pastër e hershme, pastinake e pastër), pastaj qumësht gjiri / ushqim qumështi

Pasdita – Të ushqyerit me qumësht gjiri ose HiPP ushqim qumështi (Pre, 1, Pre HA Plus, HA1 Plus) *

Darka – Të ushqyerit me qumësht gjiri ose HiPP ushqim qumështi (Pre, 1, Pre HA Plus, HA1 Plus) *

Të ushqyerit e ndërmjetëm – Sipas nevojës: çaj, HiPP Baby Tees

Shënim i rëndësishëm: Ushqyerja me gji është më e mira për foshnjen tuaj. Bisedoni me pediatrin ose maminë Tuaj nëse ju doni të filloni të përdorni ndonjë ushqim për të porsalindurin.

Filloni me ushqimin plotësues pas muajit të 4-të deri në muajin e 6-të

– Filloni në mesditë para shishes me 4 deri në 6 lugë HiPP perime, p.sh. “karrota të hershme të pastra” ose “pastinak të pastër”.

– Pas perimeve, foshnja Juaj merr qumështin e zakonshëm (qumështi gjiri ose ushqim qumështi HiPP), derisa ngopet.

– Rriteni sasinë e perimeve çdo ditë për disa lugë.

– Nëse foshnja juaj nuk i pranon menjëherë perimet: Jini të durueshëm. Provoni sërish pas disa ditëve.

– Përdorni lugë të rrafshtë plastike me tehe të rrumbullakuara.

Pas javës së dytë me ushqim plotësues

– Perimet tjera si HiPP “karrota të hershme me patate ” ose “pastinak dhe patate” tani mund ti përdorni në planin Tuaj të ushqimit.

Kështu shkon tutje

Nëse foshnja Juaj tashmë është mësuar me perime, ju mund ti jepni edhe ushqim me mish, p.sh. HiPP “karrota dhe patate me mish viçi organik” ose “HiPP pastinak dhe patate me mish bibe bio”.

Një racion mishi është i rëndësishëm për furnizimin me hekur të fëmijës suaj.

Posa fëmija juaj e ha një meny të plotë kavanozi (190 g), largojeni në drekë qumështin e gjirit / HiPP ushqimin e qumështit.

Disa lugë fruta të buta HiPP apo HiPP Fruta & Drithëra si desert sipas HiPP menysë pas muajit të 4-të e bën ushqimin e drekës të plotë. Vitamina C në fruta nxit pranimin e hekurit.

Si tjetër zëvendësim mund të shërbej shishja e biberonit në mbrëmje me pure qumështi HiPP, HiPP Schlaf gut! ose HiPP Gute-Nacht-Brei, pure për natën e mirë.

Si ushqimi i tretë plotësues do të jetë për pasdite, Frucht- & Getreidebrei, ushqim i frutave dhe pure e drithrave (qull) në vend të të ushqyerit me qumësht.

Sapo fëmija juaj të marrë dy ushqime plotësuese (p.sh. menynë e drekës dhe purenë e qumështit në mbrëmje), ju mundeni t’ia jepni pas muajit të 6-të, qumështin vazhdues HiPP 1 e pastaj HiPP 2, përkatësisht HiPP HA1 Plus e pastaj e zëvendësoni me HiPP HA2 Plus*. Foshnjat që ushqehen me qumështin e gjirit, vazhdojnë të ushqehen me gji.

Nëse ju doni të përdorni ushqimin vazhdues para muajit të 6-të, nga shishja, këshillohuni me pediatrin tuaj.

Këshillë: Sa më shumë ushqim të fortë përdor foshnja Juaj, aq më e rëndësishme bëhet tema e pirjes. Ofroni lëngje foshnjes Tuaj por mos e detyroni që të pij.

Veçanërisht janë të përshtatshme p.sh. HiPP çaj pa sheqer ose lëng pemësh të holluar me ujë si pije për shuarjen e etjes. HiPP Bio- Säfte, HiPP bio lëngjet për shuarjen e etjes janë adekuate për foshnjet, janë holluar me ujë (1/3 lëng dhe 2/3ujë).

E rëndësishme: Mos ia leni shishen me biberon foshnjës Tuaj të thith vazhdimisht. Nëse fillimisht fëmija juaj pi pak, nuk ka arsye për shqetësim. Nëse pelenat e foshnjes Tuaj janë të rënda, të lagta dhe me jashtëqitje të butë, foshnja Juaj merr mjaftë lëngje.