Shtatzënia e dytë e Brooke Seidel ishte duke shkuar pa probleme .
Kur filluan dhimbjet e para të lindjes, ajo së bashku me burrin e saj Demian, shkuan në spital. Ajo po planifikonte një lindje në ujë, ashtu siç e kishte kryer të parën, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Pasi lindi beben brenda 20 minutash, mamia e vendosi vajzën e vogël mbi gjoksin e nënës, por shpejtë u kuptua se diçka nuk është në rregull.
“Mamia më tha se kur të lindja, do ta vendoste beben lëkurë më lëkurë për disa minuta dhe nuk do ta priste kordinin menjëherë”, ka rrëfyer nëna.
“Por në momentin që e preu kordonin, e duk se diçka nuk është në rregull dhe mua më ra ndërmend se nuk e kisha dëgjuar beben të qante”, tregon nëna.
Mamia nxitoi dhe e mori beben nga gjoksi i nënës. Ajo dëgjoi vetëm një gjë “Kodi i Kaltër”.
“Fillimisht u hutova por kur i pash mjekët duke i dhënë ndihmën e shpejtë, mbeta e shokuar”.
“Ishte një moment i tmerrshëm për mua sepse nuk e dija nëse Sofia do t’ia dilte”.
Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë fal intervenimit të mjekëve dhe Sofia tani është rritur shëndosh e mirë.
Shikoni në foto më poshtë. /Gazeta Shneta/