Gjumi i keq shkakton lindje të parakohshme, ja sekreti për gjumë të mirë

2017-03-02 në ora 11:48

E dini se një natë pa gjumë mund të ju bëjë shumë të ngadaltë dhe të pakënaqur të nesërmen. Por nëse jeni me barrë, të kaloni një natë pa gjumë mund të ndikojë keq në humorin tuaj, dhe gjithashtu mund të ndikojë edhe tek foshnja juaj.

Gratë shtatzëna që kanë probleme me gjumin, kanë më shumë gjasa që të kenë lindje të komplikuara, thuhet në një studim të publikuar në revisten Psychosomatic Medicine.

E vërteta mbi fertilitetin pas moshës 35 vjeçare

Studiuesit kishin mbledhur informacione mbi modelet e gjumit të 168 grave shtatzëna për një studim paraprak, mbi efektet e antidepresantëve në rrjedhën e shtatzanisë. Dhe për këtë studim, ata morën të dhënat dhe shikuan se cilat gra kishin pas lindje të parakohshme ose kishin lindur foshnje me nënpeshë. Është interesante sepse sipas këtij studimi, kur gratë kanë pasur probleme me gjumin gjatë trisemestrit të parë, ato kanë pasur probleme gjatë lindjes së foshnjeve.

Pra, çfarë ka të bëjë gjumi me këtë gjë? Nëse humbisni një natë me gjumë të mirë rritet niveli i citokinës, një protein i domosdoshëm për një sistem imunitar të shëndetshëm. Shumë citokinë bënë që sistemi juaj imunitar të sulmojë muskujt dhe indet e shëndosha, gjë që mund të sjellë komplikime gjatë lindjes, thotë autori i studimit Michele Okun, asistent profesor i psikiatrisë në Universitetin e Mjeksësisë së Pittsburgh-ut.

Që të mos flesh dy tre net gjatë shtatëzanisë, nuk do të thotë që do të rritet niveli i citokinës. Sidoqoftë, nëse keni probleme me gjumin- sidmos gjatë tresemestrit të parë- provo këto këshilla të ekspertëve që shpejt do të ju vënë në gjumë.

Nëse nuk mund të ndihesh rehat

Barku juaj i rritur i bën të parehatshme disa pozicione për të fjetur, dhe disa pozita edhe mund ta lëndojnë foshnjën. Rezultati: shumë rrotullime gjatë natës nuk ju bënë ju që të flini. Përdorni jastëkun e shtatzanisë i cili zgjidh disa probleme, sepse ju e mbështillni atë rreth trupit tuaj dhe kjo i jep barkut por dhe foshnjës tuaj një mbështetje shtesë, thotë Okun.

Nëse diçka tjetër qëndron pas pagjumësisë suaj

Në fund të studimit, 42 % e grave deklaruan se vuajnë nga pagjumësia. Faktorët ishin stresi, jorehatia, ose të gjitha gjërat që duhet t’i bëni në banjë gjatë shtatzanisë, thotë Okun.

Nëse jeni shtrirë në shtrat për 20 minuta dhe nuk ju zë gjumi, bëni diçka të mërzitshme, lexoni një libër apo një gazetë që ju bënë të shpërqendroheni. Vetëm sigurohuni që të bëni këto aktivitete në një dhomë tjetër, në mënyrë që në dhomën e gjumit të mos bëni gjë tjetër përveç se të fleni, dhe kjo gjë mund të zgjidh problemin, thotë Okun.

Edhe një këshillë tjetër gjatë aktiviteteve tuaja të mërzitshme: ndizni dritat me intenzitet të ulët sepse shumë dritë mund të ju mbajë zgjuar deri vonë.

Nëse akoma nuk po fleni aq sa duhet

Ekspertët rekomandojnë 7 deri në 9 orë gjumë për çdo natë në mënyrë që trupi juaj të ketë energji qoftë fizike ose mentale që ta riparojë vetveten.

Nëse nuk mund të pushoni pasditeve, dremitjet mund ta rikuperojnë gjumin e humbur, thotë Okun. Provoni që të flini nga një orë e gjysmë që ta kompletoni ciklin REM- jepni një sy gjumë para orës 4 nëse mundeni (nëse fleni më vonë se ora 4, mund të keni probleme që të ju zë gjumi gjatë natës).

Të punoni gjatë ditës? Edhe dremitjet gjatë vikendit funksionojnë, thotë Okun.