Gjumi në veturë, a është i dëmshëm për beben dhe sa minuta mund të flejë

2018-01-03 në ora 17:56

Për sa kohë që fëmija juaj është i shëndetshëm, ai mund të fle në makinë gjatë udhëtimit. Ulësja e bebeve në makinë është projektuar për ta mbajtur atë të sigurt derisa jeni rrugës dhe i lejon fëmijës të fle qetësisht.

Nëse fëmija juaj posa ka lindur, mos e lini të fle në veturë për më shumë se 90 minuta pa pushim. Kjo për shkak se pozita në të cilën ai është mund të ndikojë në frymëmarrjen e tij, transmeton Gazeta Shneta.

Nëse fëmija juaj ka rënë në gjumë nga koha kur ktheheni në shtëpi, hiqeni me kujdes nga vendi i makinës dhe e vendoseni për të fjetur në shpinë në krevatin e fëmijëve. Nëse fëmija juaj është nën gjashtë muaj, ai duhet të fle në të njëjtën dhomë me ju.

Gjithashtu, kontrolloni që fëmija juaj nuk ka temperaturë gjersa fle në sediljen e tij të makinës, pavarësisht nëse është dimër apo verë. Përshtatni veshjen e tij nëse keni nevojë. Mos harroni se fëmija juaj nuk duhet të veshë një pallto të trashë nëse ai është në ulësen e makinës.

Nëse duhet të shkoni në një udhëtim të gjatë, përpiquni ta nxjerrni nga makina ndonjëherë. Ajri i pastë do të bëjë që të ndjehet më mirë.

Kurrë mos e lini fëmijën tuaj fjetur në ulësen e makinës pa mbikëqyrje. Dhe sigurohuni që ju, ose një pasagjer tjetër i rritur, ta kontrollojë atë në çdo kohë kur jeni duke udhëtuar. Nëse udhëtoni vetë me fëmijën tuaj, mund të instaloni një pasqyrë të pasme që ju lejon të shihni atë nga karrigia e shoferit./Gazeta Shneta/