Pronari i klinikës ‘’Medicus’’, është dënuar me 7 vite e gjashtë muaj burgim si dhe me 8 mijë euro gjobë me arsyetimin për trafikim të njerzëve dhe krim të organizuar.
E, përveq Lutfi Dervishit, Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar poashtu me 1 vit burgë edhe anesteziologun Sokol Hajdini, për veprën penale ‘’lëndim i rëndë trupor’’.
Derisa, gjykata në arsyetimin e saj ka thënë se ka prova që në ‘’Medicus’’ janë kryer transplante jo të ligjshme të veshkave, siç raporton GazetaExpress, kujtojmë që ky është vendimi i dytë i Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin në fjalë, pas kthimit në rigjykim.
Në të kaluarën, saktësisht në vitin 2013, urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar me 8 vite burg, derisa Sokol Hajdini me 3 vite.