Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Naser Guri, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, nga Neni 266 par.6, lidhur me par. 5.1 dhe 2 të KPK-së.
Të pandehurit Naser Guri i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar nga data 05.10.2017 deri me datë 05.11.2017.
Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Kosovë.
Guri është arrestuar për prodhimin e gazit oksidul në Kosovë, pa pasur fare licencë dhe me këtë gaz ka furnizuar QKUK-në.
Në QKUK pas vdekjes së dyshimtë të tre pacientëve, gazi oksidul dyshohet të jetë shkaktari.
Prokuroria është në pritje të rezultateve të obduksionit, ndërsa ka bërë të ditur se analizat toksikologjike do të dërgohen jashtë vendit. /Gazeta Shneta/