Gjykata liron mjekët e akuzuar për shpërdorim detyre

2017-03-15 në ora 11:46

Mjekët Kushtrim e Sebahate Gashi janë liruar nga akuzat sot prej Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kushtrim e Sebahate Gashi akuzoheshin për keqpërdorim detyre dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike, shkruan kallxo.com.

Më herët gjatë këtij procesi gjyqësor dy mjekët ishin deklaruar të pafajshëm.