Një grua amerikane ka fituar një seancë gjyqësore në një spital në Ohio për të trajtuar burrin e saj, i cili kishte përfunduar në ventilator nga COVID-19, me barin antiparazitik Ivermectin, ndërsa kërkesa rritet për trajtimet e paprovuar klinikisht të koronavirusit.
Gjykatësi Gregory Howard urdhëroi Spitalin West Chester në Ohio, për të trajtuar burrin e Julie Smith Jeffrey me barin Ivermectin, sipas një fletë urdhërese më 23 gusht, shkruan MedicalxPress.
Gruaja Smith kishte marrë një recetë nga mjeku Dr. Fred wagshul, i cili është i listuar në faqen e internetit për një grup të quajtur “Front Line COVID-19 Critical Care Alliance” që avokon për përdorimin e barit të Ivermectinës.
Ajo përfaqësohet nga avokati Ralph Lorigo, i cili ka fituar raste të ngjashme në Nju Jork dhe Çikago.
Që nga fillimi i pandemisë COVID, ka pasur një interes të konsiderueshëm në ripërdorimin e barnave ekzistuese kundër koronavirusit transmeton Gazeta Shneta.
Ivermectina tërhoqi shumë vëmendje, veçanërisht në Amerikën Latine, dhe studimet e hershme laboratorike sugjeruan se mund të ketë veti të dobishme për të luftuar koronavirusin.
Por, siç ndodh shpesh, premtimi në mjediset laboratorike deri më tani nuk ka arritur të përkthehet në suksesin e botës reale, siç gjykohet nga mungesa e efikasitetit të tij të qartë në prova shkencore humane.
Institutet Kombëtare të Shëndetit, thonë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme “as për ose kundër përdorimit të ivermectinës për trajtimin e COVID-19” derisa rezultatet e qarta të bëhen të disponueshme nga provat rigoroze.
Ivermectin është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), për të trajtuar personat me gjendje të shkaktuara nga krimbat parazitarë, por agjencia i ka paralajmëruar njerëzit që të mos e përdorin atë për COVID.
Një raport i kohëve të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), tregoi se deri në mes të gushtit, mjekët po shkruanin më shumë se 88,000 receta të barit Ivermectin në javë – shifër kjo shumë më lart se sa ishte më parë 3,600 receta para kohës pandemike. /Gazeta Shneta/