Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjysma e botës do të jetë në mbipeshë deri në vitin 2035, parashikon Organizata Shëndetësore

Jetë 07/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjysma e botës do të jetë në mbipeshë deri në vitin 2035, paralajmëron një grup shëndetësor.

Federata Botërore e Obezitetit parashikon se mbi 4 miliardë njerëz do të jenë obezë nëse nuk zbatohen masat parandaluese, raportoi BBC News përcjell Gazeta Shneta.

Gjetjet tregojnë se normat e mbipeshës po rriten më shpejt tek fëmijët dhe se vendet me të ardhura të ulëta deri të mesme në Afrikë dhe Azi do të pësojnë ndryshimet më të mëdha.

Ato vende, shpjegon raporti, kanë preferenca dietike që priren drejt ushqimeve më të përpunuara, përveç rritjes së niveleve të sjelljes sedentare, politikave më të dobëta për furnizimin dhe marketingun e ushqimit. Gjithashtu mungojnë shërbimet shëndetësore.

“Qeveritë dhe politikëbërësit në mbarë botën duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur kalimin e kostove shëndetësore, sociale dhe ekonomike tek brezi i ri,” tha Prof. Louise Baur, presidente e Federatës Botërore të Obezitetit.

Rritja e normave të obezitetit në të gjithë globin parashikohet gjithashtu të kushtojë afërsisht 4 trilion dollarë në vit deri në vitin 2035.

Raporti gjithashtu pranon se ndikimi ekonomik i obezitetit “nuk është në asnjë mënyrë një reflektim i fajit ndaj njerëzve që jetojnë me obezitet”.

Të dhënat e publikuara në raport do të paraqiten në Kombet e Bashkuara javën e ardhshme. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakKëta janë kandidatët për anëtarë të Kuvendit të Odës së Stomatologëve
Artikulli i rradhës 33 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Ju sugjerojmë

OBSH: Po rritet numri i vdekjeve nga tuberkulozi në Evropë

24/03/2023 Jetë

Si të zgjidhni produkte të sigurta për kujdesin e lëkurës për foshnjën tuaj të sapolindur

22/03/2023 Jetë

Përfitimet shëndetësore të agjërimit të mbështetura shkencërisht

22/03/2023 Jetë

Londra ndez dritat për herë të parë për muajin e shenjtë të Ramazanit

22/03/2023 Jetë

Studim: Prindërit që kanë djem, plaken më shpejt

21/03/2023 Jetë

Sicili: Uji i shenjtë i kontaminuar me dezinfektantë, pas pagëzimit foshnja përfundon në spital

21/03/2023 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.