Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.
Konjufca është zgjedhur me shumicë votash në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit.
Kujtim Shala nga LDK, Arbërie Nagavci nga VV dhe Memli Krasniqi nga PDK janë zgjedhur nënkryetar.
Kujtojmë se dy partitë fituese të zgjedhjeve LVV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë. /Gazeta Shneta/