Një vajzë e mitur vetëm 12-vjeçe është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është përplasur nga treni.
Ngjarja ka ndodhur në Bradashesh në Elbasan. Policia bën me dije se ka shoqëruar në polici drejtuesin e trenit ndërsa e mitura gjendet në gjendje kritike për jetën.
NDërkohë raportohet se banorët të indinjuar kanë goditur me gurë makinistin.
NJOFTIMI
Më datë 30.03.2018 në fshatin Bradashesh treni i pasagjerëve ka pëplasur shtetasen e mitur E.Z., 12 vjeçe banuese në Elbasan Bradashesh, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i trenit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme, transmeton Kidstime.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. / Gazeta Shneta